Tregtonte ujë pa fletën e analizave dhe pa kupon tatimor, arrestohet pronari

15/09/2015 09:25

Policia e Fierit ka vënë në pranga pronarin e një subjekti uji pasi shiste ujë me autobote të papajisur me fletë analizën e detyrueshme.

Sipas burimeve zyrtare, Ferdinant Konda, 51 vjeç, nga Lushnja, u kap në flagrancë në akuzën e fshehjes së të ardhurave dhe falsifikim dokumentacioni.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Konda tregtonte ujë me autobote pa kupon tatimor, krahas mungesës së fletës së analizave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy autobote me ujë.

Top Channel