SHBA, vret profesorin në universitet e më pas veten

15/09/2015 09:30

Personi i armatosur që qëlloi për vdekje një profesor, teksa punonte në zyrën e tij në universitetin e Mississipi është vetëvrarë, thonë zyrtarët e policisë në SHBA. Ai është identifikuar si profesori i gjeografisë, Shannon Lamb.

Lamb dyshohet se qëlloi Ethan Schmidt, profesor historie në Delta State University, në një sulm në qytetin e Cleveland. Policia ka lidhur Lamb edhe me vrasjen e një femre një ditë më parë. Amy Prentiss, 41 vjeç, u gjet e pajetë në shtëpinë ku ajo jetonte me Lamb.

Zyrtarët e policisë bëjnë të ditur se 45-vjeçari Lamb ishte punonjës i universitetit që prej vitit 2009. Gjatë negocimeve ai i kishte thënë policisë se “nuk do të shkonte në burg”.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë të vrasjes, ndërsa vijojnë hetimet. 

Top Channel