Harroni çdo gjë që mendonit se e dinit për biçikletat. Ky mjet i ri do ju ndryshojë idenë përgjithmonë.  E bërë nga druri me një rrotë dhe një çift këmbësh, kjo biçikletë ndryshon konceptin e çiklizmit duke e bërë atë që të ecë.

Kjo shpikje njihet si Boneshaker Big Wheel dhe është dizenjuar nga Ron Schroer, Jacksonville, SHBA.  Boneshaker ka një palë këmbë druri në fund të saj që i jep mundësi të ecë.

Kjo do të thotë që biçikleta përballon mirë edhe një terren të thyer, por megjithatë ajo ecën më ngadalë se biçikletat normale.

Top Channel