Fluksi i emigrantëve, vendet Shengen rikthejnë kontrollet në kufi

15/09/2015 10:55

Vendimin për të rikthyer kontrollet në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian, po konsiderohet si një sfidë ndaj lëvizjes së lirë mes vendeve europiane.

Kufizimet shkelin marrëveshjen e firmosur pranë Shengenit, një vend i vogël në Luksenburg, më 14 qershor të 1985-s. Shtetet anëtare të komunitetit ekonomik europain, Belgjika, Franca, Republika Federale e Gjermanisë e paraunifikimit, Luksemburgu dhe Holanda hoqën kontrollet e brendshme kufitare. Konventës ju shtuan më 1990-n dhe Spanja dhe Portugalia dhe ajo hyri në fuqi në vitin 1995. 

Tani zona Shengen është zgjeruar me 26 shtete firmëtare. Marrëveshja garanton lëvizjen e lirë për 417 milionë qytetarë dhe shume shtetas joeuropianë, brenda një sipërfaqeje prej 4 milionë km katrorë.

22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së janë pjesë e Shengenit, plus 4 vende joanëtare si Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtejni. Në listën e pritjes së Shengenit janë Qipro, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia. Britania dhe Irlanda kanë zgjedhur të jenë jashtë saj.

Çdo anëtar i hapësirës së lëvizjes së lirë duhet të aplikojë formalitetet hyrëse për këdo që vjen nga jashte Shengenit, por pasi kalon kontrollet fillestare në kufi, një individ nuk i nënshtrohet më procedurave të ngjashme sa herë që lëviz nga njëri vend Shengen në tjetrin. 

Gjithsesi, marrëveshja lejon një vend anëtarë të pezullojë lirinë e lëvizjes dhe të rivendosë kontrollin si pasojë e rrethanave të jashtëzakoneshme. Megjithatë, pezullimi i përkohshëm i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.

Në 2011 Franca riktheu kontrollet në kufirin me Italinë. Kjo mase shërbeu për të kufizuar fluksin e emigrantëve që u dyndën në Europë nga ishulli i Lampeduzës, të cilëve autoritetet italiane u kishin dhënë leje të përkohshme qëndrimi.

E njëjta gjë po ndodh edhe aktualisht, por këtë herë dyndja nuk është nga Italia, por nga Hungaria dhe Austria. Për këtë të dyja këto vende kanë nisur aplikimin e kontrolleve në kufi dhe një gjë të ngjashme ka paralajmëruar edhe Gjermania. 

Gjatë muajve të fundit është rritur numri i europianëve që kërkojnë ndryshime të marrëveshjes Shengen, ndërkohë që Brukseli ka shprehur kundërshtitë e tij lidhur me atë që e cilëson si shpirtin e unionit europian.

Top Channel