Taylor Swift në fushën e misrit (VIDEO)

15/09/2015 11:00

Ai është adhurues i këngëtares me famë botërore, e cila e ka frymëzuar të krijojë portretin e saj në fushën e mbjellë me misër.

Jeff Greenwood, pronari i fermës bashkë me të shoqen, Teresa Summers Greenwood në Maryland, thotë se ai është si Swift, pasi ajo është “një besimtare, i të qënit ai që je”.

Në të shkuarën Greenwood ka krijuar portrete të tjera në arrën e tij të ngjarjeve të ndryshme, si futbollistë, politikanë etj. Në 2012 fermeri kishte krijuar një labirinth të kandidatëve presidencialë Mitt Romney dhe Barack Obama gjatë zgjedhjeve, bashkë me flamurin amerikan.

Top Channel