PD: Inspektori i përjashtuar për shkelje, sot krahu i djathtë i Tahirit

15/09/2015 11:30

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje të tij me drogën e krimit.

Deputetja demokrate Mimoza Hajdaramataj, në një dalje publike për mediat, tha se Anastas Meci, punonjës i Ministrisë së Brendshme është përjashtuar dy jerë për shkelje të rënda.

“Kemi dy shkresa zyrtare për inspektorin e Tahirit. Po sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda është krahu i djathtë i ministrit të Brendshëm. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit për lidhjen me bandat e trafikut të drogës. Ka vetëm një rrugë, largimi i tij dhe hetimi i plotë nga drejtësia”, deklaroi Hajdarmataj.

Top Channel