Transferimi i Nejmar, proces gjyqësor në Barcelonë

15/09/2015 00:00

Joese Maria Bartomeu dhe Sandro Rosel, janë zyrtarisht të akuzuar për parregullsi në procesin e blerjes së Nejmar.

Lajmi bëhet i ditur nga një radio e Katalunjës, sipas së cilës, Gjykata e Barcelonës u ka kërkuar palëve që të prezantojnë mbrojtjet e tyre në lidhje me këtë çështje.

Kjo do të thotë se shumë shpejt do të hapet një proces gjyqësor për çështjen e transferimit të brazilianit te skuadra spanjolle.

Fillimisht ishte Gjykata e Madridit ajo që mori përsipër të studiojë këtë rast, por më pas kjo çështje me kërkesë edhe të vetë Bartomeut dhe Rosel, kaloi në Gjykatën e Barcelonës.

U mendua se me këtë transferim do të ndërpritej hetimi i blerjes së Neymar nga Barcelona, por në të vërtetë ndodhi e kundërta.

Bartomeu dhe Rosel kanë afat 20 ditë për të prezantuar mbrojtjet e tyre për transferimin e Nejmar në Spanjë.

Top Channel