Gjirokastër, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

15/09/2015 11:45

Ka nisur këtë të martë në Gjirokastër aksioni i bashkisë për lirimin e hapësirave publike nga ndërtime të vogla dhe rrethime.

Burime nga administrata lokale kanë bërë të ditur se nisma do të zbatohet fillimisht në lagjen periferike të Zinxhirës, duke u shtrirë tek zonat përpara dhe pas pallateve buzë përroit.

Shefi i policisë bashkiake, Gramoz Llapi ka deklaruar se, fillimisht uniformat blu kanë hasur në rezistencën e banorëve, por nuk janë tërhequr dhe po vijojnë detyrën për pastrimin e plotë të lagjes brenda javës.

Burimet zyrtare kanë shtuar më tej se, pas qytetit operacioni do të shtrihet në të gjitha rrethinat e Gjirokastrës.

Top Channel