Kosova në UNESCO, Daçiç letër kancelarive perëndimore
15/09/2015 12:35
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u ka dërguar një notë proteste kancelarive të 44 vendeve që kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Është e papranueshme që Kosova të zërë vend në selinë e UNESCO-s”, shprehet Daçiç në letrën e tij.
Aktualisht, kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në agjencinë e OKB që kujdeset për trashëgiminë kulturore ka kaluar fazën e parë të shqyrtimit.
Top Channel