Administratorit të BMW-së i bie të fikët gjatë prezantimit (VIDEO)

15/09/2015 10:25

Harald Kruger, 49 vjeç, administratori i BMW, është ndjerë keq gjatë prezantimit të automjeteve në Sallonin e Frankfurtit.

Kruger është rrëzuar në tokë pak minuta pasi kishte nisur prezantimin, gjatë konferencës së shtypit në kompaninë gjermane.

“Kruger u ndje keq, nuk ndihej mirë që këtë mëngjes. Sapo ishte kthyer nga një udhëtim jashtë shtetit. Do të bëhet më mirë”, thuhet në një njoftim të vetë kompanisë.

Top Channel