Kosovë, sistemi i drejtësisë nuk mbron dëshmitarët

15/09/2015 13:50

Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është në gjendje t’i mbrojë dëshmitarët. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë hulumtimi “Mbrojtja e Dëshmitarëve”, realizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Sipas studimit, Ministria e Drejtësisë nuk ka procese të përcaktuara për sistemin prokurorial dhe gjyqësor për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Besa Kabashi, drejtuese e QHDP-së, ka deklaruar se, në fillim kredibiliet mbi çështjen ka pasur EULEX-i, por që më vonë e ka humbur atë dhe është trashëguar nga institucionet e Kosovës.

Sipas saj, qytetarët kanë shumë pak besim tek institucionet e Kosovës dhe nuk duan të dëshmojnë, gjë që ka ndodhur sidomos në rastet e fundit të EULEX-it.

Top Channel