Trafiku i drogës, arrest me burg për dy fierakë

15/09/2015 14:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dorëzuar gjykatës kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për dy persona, banues në Fier të cilët akuzohen për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

Dy personat e akuzuar janë Flori Hysaj dhe Nardi Mecaj, të cilët sipas organit të akuzës në aktivitetin e tyre kriminal, kane qënë të mirëorganizuar dhe ku secili kishte rolin e tij në gjetjen e lëndës narkotike në vendin tonë dhe trafikimin e saj në Shqipëri.

Më konkretisht, nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda narkotike, kanabis sativa sigurohej në zonat rreth fshatit Vjosë nga Flori Hysaj, në sasira që varionin nga 5-10 kilogramë. Ai e paketonte lëndën narkotike Hysaj, ia dorëzonte atë, bashkëpunëtorit të tij, Nardi Mecaj, i cili nëpërmjet një çante shpine realizonte kalimin e drogës në territorin grek, duke kaluar në këmbë kufirin në zonën e gjelbërt.

Për këtë aktivitet kriminal, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bazë të infromacioneve të ardhura nga Drejtoria e policisë së qarkut të Fierit, i ka kërkuar gjykatës së Krimeve të Rënda që të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në kushtet e flagrancës të dy të akuzuarve dhe të caktojë ndaj tyre masat e sigurisë arrest me burg.

Top Channel