Të ardhurat nga legalizimet, Lame: Po paguajmë pronarët që janë shpronësuar

15/09/2015 14:30

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame publikoi arkëtimet nga legalizimet, të cilat siç shprehet ai, do të kenë për destinacion pagesën e pronarëve të shpronësuar nga ky proces.

“Për periudhën maj dhjetor 2014 u arkëtuan 307 mln lekë. Ndërsa për periudhën janar gusht 2015 janë arkëtuar 1.4 mld lekë”, tha Lame.

Lame thotë se në muajt maj-dhjetor u kompensuan 460 ish pronarë ndërsa për periudhën janar gusht 2290 ish pronarë. Në zyrat e ALUIZNI-t vazhdon procesi i vetëdeklarimit dhe paralelisht me këtë ai i legalizimit të banesave.
 
“Gjithsej deri më tani janë legalizuar 37 mijë legalizime”, bëri të ditur Lame.
 
Kreu i ALUIZNI- t thotë se vetëdeklarimet do të vazhdojnë deri në datën 30 shtator me prioritet emigrantët, të cilët kthehen në periudhën e verës pranë familjeve të tyre.  

Top Channel