MPB: Inspektori Anastas Meçi punon në administratën publike

15/09/2015 15:05

Ministria e Brendshme ka sqaruar se Anastas Meçi, për të cilën PD-ja akuzoi se është përjashtuar dy herë nga radhët e policisë, është larguar për motive politike në vitin 1996, nga ish ministri i Brendshëm Agron Musaraj.

Sipas reagimit të MPB, Meçi nuk punon në Policinë e Shtetit por në administratën publike që nuk është në varësi të Ministrit të Brendshëm.

“Sot, z. Meçi nuk punon në Policinë e Shtetit por në Administratën Publike, dhe jo në varësi të Ministrit të Brendshëm, siç deklaron PD-ja. Meçi gëzon statusin e nëpunësit civil dhe i plotëson të gjitha kriteret për t’u rekrutuar në administratën shtetërore. Saktësojmë se në vitin 1996, z. Meçi është liruar nga detyra në Policinë e Shtetit, jo përjashtuar siç deklaron PD-ja, ndërkohë sa i përket urdhërit të vitit 2001, z. Meçi është përjashtuar pa respektuar procedurën”, sqaron Ministria e Brendshme.

Top Channel