Putin fton vendet e tjera në ndihmë të Assad-it

15/09/2015 16:20

Presidenti rus Vladimir Putin, u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Damaskun, pavarësisht shqetësimeve mbi rolin e vendit të tij në luftën civile të Sirisë.

Putin madje i nxiti dhe shtetet e tjera t’i bashkohen Moskës në nismën e saj për të dërguar atje asistencë ushtarake dhe teknike.

Më herët, duke mos i fshehur më shqetësimet e tij mbi veprimet e fundit të Moskës, Uashingtoni u shpreh i bindur se ushtria ruse po përpiqet në ngritjen e një baze operative në perëndim të Sirisë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis deklaroi se ka të dhëna që ditët e fundit Rusia ka zhvendosur trupa dhe pajisje në një zonë pranë Latakias, ku ndodhet një bazë ajrore.

Qyteti-port në brigjet e vendit që lagen nga Deti Mesdhe, është nën kontrollin e forcave të Presidentit Bashar al Assad, aleat i ngushtë i Moskës.

Top Channel