Trafiku i drogës, Rama: Prova e fakte se kush e ka lejuar, e kush jo

15/09/2015 16:25

Prej disa javësh opozita u ka mëshuar akuzave, që sipas saj lidhin Qeverinë dhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, me trafikun e drogës.

PD mbështet akuzat e saj në disa deklarime të një ish-oficeri të antidrogës dhe kapjes së një avioni me lëndë narkotike nga autoritetet italiane.

Akuzat e opozitës kanë marrë përgjigje deri më tani kryesisht nga Ministria e Brendshme dhe nga ministri Tahiri, ndërsa të mërkurën, lidhur me trafikun e drogës, pritet të flasë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale publikimin e provave dhe fakteve se kush ka lejuar drogën dhe trafikun e saj në territorin e vendit tonë.

“Nesër në 11:30 të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri. Prova e fakte kuptimplota liveTv”, shkruan kryeministri.

Top Channel