Rita Ora publikon së shpejti albumin e ri

15/09/2015 16:45

Albumi i ri i Rita Orës pritet të publikohet në mbarë botën në muajin nëntor të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka bërë të ditur këtë lajm për të gjithë fansat gjatë një performance në Nju Jork.

Albumi i ardhshëm i artistes shqiptare vjen pas albumit të vitit 2012 të titulluar “Ora”.

“Jam shumë krenare për atë që kam arritur deri tani”, ka thënë artistja, e cila së fundmi ka bashkëpunuar me Chris Brown duke sjellë një këngë që momentalisht po kryeson klasifikimet.

Top Channel