Veliaj e Nikolla, takim me nxënës të ekselencës në Tiranë

15/09/2015 00:00

“Unë besoj se aseti numër një në një qytet janë njerëzit e midis këtyre njerëzve, aseti më i vyer janë pikërisht nxënësit e ekselencës së Tiranës”, është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me nxënës me rezultate të shkëlqyera nga qyteti i Tiranës, nga bashkia e re e madhe, këtë të martë.

Duke vënë në theksin në disa gjëra që ende nuk kanë ndryshuar në mentalitetin dhe sjelljen tonë prej së kaluarës, kreu i Bashkisë së Tiranës është shprehur se shpesh njerëzve u shihet guna dhe jo puna, por kjo gjë nuk duhet të qëndrojë më në fuqi dhe se duhet bërë gjithçka për ta hedhur poshtë e për të mos marrë parasysh “epitetet djalë mami apo vajzë mami, nëse dikush prej këtyre nxënësve i jep më shumë vëmendje rezultateve që arrin në shkollë”.

Në takimin me këta nxënës ka qenë e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Top Channel