Atletja amerikane që u kthye në prostitutë luksi

15/09/2015 17:35

Suzy Favor Hamilton ka qenë një atlete amerikane e cila nga garat e 1500 metrave kaloi në profesionin më të vjetër në botë, atë të prostitutës, nga i cili fitonte 600 dollarë për seancë.

47-vjeçarja ka publikuar biografinë e saj, ku shpjegon se në Lojrat Olimpike të vitit 2000 u rrëzua gjatë garës dhe që nga ai moment vendosi të niste një tjetër karrierë.

“Kisha nisur si shoqëruese luksi dhe po më pëlqente gjithmonë e më shumë. Ai rrëzim bëri që t’i përkushtohesha krejtësisht profesionit tjetër. Doja gjithmonë e më shumë dhe u bëra e varur nga seksi. Dëshira ime për të qenë më e mira në garë u zëvendësua me dëshirën për të qenë më e mira në shtrat”, thotë Suzy.

Aktualisht, Suzy Favor Hamilton nuk është më prostitutë dhe pasi ka marrë trajtimin e duhur për varësinë e saj, ajo tashmë po shijon një jetë familjare me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel