Portieri humb dhëmbët gjatë ndeshjes

15/09/2015 00:00

Portieri i Halesowen Town, Daniel Platt ka mbetur pa tre dhëmbët e përparmë, pasi i humbi ata në një duel me një lojtar kundërshtar gjatë një ndeshje miqësore në fillim të gushtit.

Halesowen, që bën pjesë në kampionatin rajonal të futbollit anglez, zhvilloi një miqësore me Tividale. Në një moment, sulmuesi Joel Ayetti dhe portieri Platt u përplasen, duke bërë që ky i fundit të humbiste dhëmbët.

Skuadra nuk ka mundësi financiare që të përballojë faturën për ndërhyrjen që i duhet portierit, prandaj tifozët kanë hapur një llogari bankare dhe kanë ftuar të gjithë që të kontribuojnë.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka ofruar 3 mijë paund, por ndërhyrja kushton 6.500 paund. Deri më tani, tifozët kanë grumbulluar 700 paund, prandaj ju duhen akoma përpjekje për të siguruar shumën e mjaftueshme.

Ndërkohë, Platt, me shaka, ka thënë se ndërhyrja te dentisti i duhet me patjetër, pasi ai ende është beqar dhe rrezikon që të mos martohet.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel