Të fiksuar pas kamerave të shtëpisë

15/09/2015 19:05

Kamera në çdo cep të shtëpisë. Nevoja për të monitoruar çdo gjë në banesë, po shtyn gjithnjë e më shumë njerëz t’u drejtohen kompanive të sigurisë. Kastriot Vukaj tregon se sa është përhapur ky fenomen.

“Kërkesa për sisteme sigurie sa vjen e rritet. Kërkohen kamera me dizajno kornize apo objektesh të tjera”, thotë Vukaj.

Ndër momentet më të rëndësishme për të vendosur kamera në shtëpi, është ai kur punësohen njerëz për kujdesin e fëmijëve, të moshuarve apo mirëmbajtjen.

“Për këtë rast kemi një kamerë që mund të kontrollohet me anë të celularit. Mjafton të kesh internet në celular dhe energji elektrike për kamerën”, shpjegon Vukaj.

Vigjilenca përmes kamerave po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, e Kastrioti shpjegon më tej sesa kamera duhen për të mbikqyrur një ambient shtëpie: “Një shtëpi private do minimumi 4 kamera. Në pallat mjaftojnë edhe 2 kamera: një në hyrje dhe një në ballkon”.

Top Channel