Manchester United, dëmtim i tmerrshëm për Luke Shaw

15/09/2015 21:50

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw pësoi një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e Champions League ndaj PSV Eindhoven, të zhvilluar në Holandë.

Futbollisti anglez pësoi një ndërhyrje të ashpër nga meksikani Hector Moreno në minutën e 20 të ndeshjes dhe pësoi një frakturë në këmbë.

Shaw ka qenë një lojtar fiks në formacionin titullar të Manchester United gjatë këtij sezoni, por tashmë pritet që të mos luajë për një periudhë të gjatë kohe.

Top Channel