Aksident i rëndë automobilistik në Laç, dy të vdekur

15/09/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të martës në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi te shinave të trenit, ku një automjet është përplasur më një motoçikletë dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Policia ka bërë të ditur se viktimat janë shtetasit Andon Gjinaj, 40 vjeç dhe Xhevair Abedini , rreth 44 vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar me motoçikletën që është përplasur nga automjeti tip “Benz”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e ngjarjes, si dhe janë vënë në ndjekje të drejtuesit të “Benz”-it, i cili është larguar nga vendngjarja.

Top Channel