Gwen Stefani dhe Blake Shelton bashkë?!

16/09/2015 00:00

Blake Shelton dhe Gwen Stefani mendohet të kenë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin pas ndarjes nga partnerët përkatës muajin e kaluar.

Sipas “RadarOnline”, Shelton dhe Stefani janë beqarë dhe gati të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe raportohet se marrëdhënia mes tyre sa vjen e bëhet më e afërt.

“Përfundimisht ka diçka që po ndodh mes tyre së fundmi. Blake dhe Gwen flirtojnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim.

Top Channel