Amber Rose me “look” të ri

16/09/2015 00:00

Amber Rose është parë në “West Hollywood” tërësisht ndryshe. 31-vjeçarja është fotografuar me një mikeshën e saj, Blac Chyna, me flokë të zeza e të gjata.

Modelja ka treguar asetet e saj me një veshje tepër provokuese. Ajo ishte e bindur që do shkëlqente me “look”-un e ri pasi më parë ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku shihet me paruken e re, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Jam gati për ty”.

Amber Rose së fundmi përflitet për një marrëdhënie me futbollistin Odel Beckham Jr.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel