Hiqej si punonjës i antiterrorit, arrestohet 51-vjeçari

16/09/2015 09:55

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 51-vjeçar i cili hiqej si punonjës i antiterrorit.

Hysen Balliu nga Funara e Librazhdit, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy karta “Antiterror”, me mbishkrimin “Zyra Qendrore e Investigimit”, si dhe një yll me të njëjtin mbishkrim.

Ndaj Balliut rëndon akuza e përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore.

Top Channel