Alessandra Ambrosio, e mrekullueshme me veshje lëkure

16/09/2015 10:45

Ajo shfaqet si një figurë mjaft sportive në sfilatat e Victoria’s Secret. Dhe nuk është çudi që Alessandra Ambrosio ka shfaqur dukshëm asetet e saj gjatë një mbrëmjeje në New York.

34-vjeçarja braziliane ishte veshur me një minibust lëkure të zezë, dhe pantallona pas trupit, gjithashtu prej lëkure. Ajo i kishte shtuar kësaj veshjeje një xhaketë elegante dhe një çantë metalike. Për të plotësuar stilin e saj rock shik, Ambrosio kishte veshur një palë vëth dhe byzylyk argjendi.

Sigurisht që Ambrosio nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Top Channel