Capello: Morati më kërkoi tek Interi, por s’jam bërë pishman për refuzimin

16/09/2015 00:00

Massimo Morati ka kërkuar të kishte Fabio Capellon në pankinën e Interit, gjatë kohës që ai ishte president i klubit zikaltër.

Është vetë Capello, ai që e pohoi këtë në një intervistë për “Sky Sport”, duke shtuar se e kishte refuzuar ofertën e tij dhe se nuk ishte penduar aspak për atë vendim.

“Në kohën kur ishte në krye të Interit, Massimo Morati më mori në telefon për të më ofruar pankinën e klubit që ai drejtonte, – rrëfen Capello. – Unë e refuzova dhe nuk jam penduar aspak për këtë vendim. Mund të them se nuk më bën përshtypje aspak, fakti që nuk kam drejtuar Interin në karrierën time si trajner. Tani kam ndryshuar punë dhe po bëj atë që kam bërë përpara 30 viteve”, shprehet ish-trajneri i Rusisë së fundi.

Top Channel