Sebepi i sherrit është luanesha

16/09/2015 17:00

Dy luanë nisën një përballje të egër mes tyre pasi njëri nga grabitqarët guxoi të ndërpriste kundërshtarin e tij në momentin kur ky i fundit po çiftëzohej.

Luani u tërbua nga ky guxim i tepruar dhe iu sul luanit tjetër për ta larguar. Përleshja zgjati rreth 10 minuta dhe u dokumentua nga fotografi Pieter Meiring.

Pasi e largoi atë që i prishi momentin romantik, luani vazhdoi atë që kishte lënë përgjysmë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel