Rihanna, seksi përkrah të dashurit

16/09/2015 00:00

Çdo ditë e më shumë shtohen zërat për një lidhje të mundshme mes Rihanna-s dhe Travis Scott, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar akoma.

Sidoqoftë, Rihanna ka zgjedhur Travis si partnerin e saj për reklamën e re të “Puma”-s.

Me flokët e saj kaçurrela, e ulur në një kuti të bardhë përkrah Travis, Rihanna tregon këmbët, por edhe atletet e reja të “Puma”-s.

Këtë verë, Rihanna ka qenë në qendër të thashethemeve për jetën e saj personale. Pasi fillimisht u fol për një lidhje me futbollistin e Realit, Karim Benzema, së fundmi mediat rozë raportuan edhe për një flirt mes asaj edhe Hamilton.

Top Channel