Victoria heq tatuazhin, ishte dedikim për David

16/09/2015 00:00

David Beckham ka shpenzuar verën duke bërë tatuazhe të cilat i dedikohen anëtarëve të familjes, ose data të rëndësishme, sikurse viti 1999 kur David kishte takuar Victoria-n.

Mirëpo, bashkëshortja e tij duket se nuk i ka më në qejf tatuazhet. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje me lazer për të hequr një tatuazh të cilin ia kishte dedikuar bashkëshortit.

“Unë i përkas të dashurit dhe ai me përket mua”, shkruhej në tatuazhin e Victoria-s që ishte në qafë dhe vazhdonte deri në shpinë.

Mirëpo ky nuk është tatuazhi i parë të cilën 41-vjeçarja e ka hequr, pasi para disa muajsh ka hequr edhe dy të tillë në kyçin e dorës.

Në të parën ishte data kur ajo dhe David kurorëzuan martesën në vitin 2006, ndërsa e dyta “sërish nga fillimi” që simbolizonte kohën kur familja Beckham u shpërngul në Amerikë pasi David firmosi me LA Galaxy.

Top Channel