Marrëveshje për transportin dhe ujësjellësin me rajonin e Puljas

16/09/2015 19:50

Qeveria shqiptare ka nënshkruar dy marrëveshje me rajonin e Puljas, një prej të cilave synon lehtësimin e procedurave të transportit mes dy porteve me trafikun më të madh në Adriatik, Durrës-Bari.

“Të kryhet lehtësisht e gjithë procedura e zhdoganimit në det, në mënyrë që mjetet kur të arrijnë të jenë të zhdoganuara. Po kështu u diskutua edhe kontrolli unik i pasaportave”, deklaroi deputeti i PS, Artan Gaci.

Marrëveshja e dytë e nënshkruar gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Itali është ajo e krijimit të një shoqërie të përbashkët mes ujësjellësit të Puljas dhe palës shqiptare.

“Aspekti menaxherial në bashkkëpunim me palën puljezë është e rëndësishme, por janë të hapura edhe të gjitha temat siç është projekti i shumëpërfolur i ngritjes së një ujësjellësi nën det nga Shqipëria në Itali”, nënvizoi Gaci.

Për të mundësuar zbatimin e marrëveshjeve, Shqipëria dhe Italia kanë gritur një grup të përbashkët pune.

Top Channel