Lily Allen: Do t’ju dëshmoj të kundërtën

16/09/2015 00:00

Këngëtarja angleze, Lily Allen ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të hedhur poshtë shkrimet në disa media rozë, se ajo kinse ka thënë se jeta e saj ka dalë jashtë kontrollit.

Ajo ka shkruar se me punën e saj do të dëshmojë të kundërtën, të gjithë atyre që shkrujanë gjëra idiote në gazeta.

Mediat rozë raportuan se këngëtarja kishte vendosur vendosur të ndërpresë marrëdhëniet e punës me menaxherët e saj, duke cituar edhe njërin prej tyre ku thotë se muzika e lilly-t nuk ka më vlerë.

“Unë u përpoqa, por Lily sillej në një mënyrë shumë të gabuar, muzika e saj e re nuk ka më vlerë”, citohet të ketë thënë Scott Rodger, një nga menaxherët më të kërkuar në botë.

Mirëpo, një burim pranë 30-vjeçares kishte deklaruar se edhe martesa e Allen është në rrezik, ndërsa Lily citohet të ketë thënë se “jeta e saj ka dalë jashtë kontrollit” dhe se duhej të pranonte që gjërat kishin marrë një drejtim të gabuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel