Interi i kthehet të verdhës (FOTO)

16/09/2015 20:30

Klubi i Interit ka zbuluar fanelat e transfertës për sezonin që sapo ka nisur. Skuadra zikaltër do të paraqitet në ndeshjet larg San Siros me uniforma të verdha.

Fanela të tilla Interi i ka përdorur në sezonin 2003-2004.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini e ka nisur shumë mirë sezonin 2015-2016 të Serisë A, duke arritur 3 fitore në 3 ndeshjet e para dhe duke kryesuar e vetme kampionatin italian me 9 pikë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel