Moreno: Ndihem keq për ndërhyrjen ndaj Shaw

16/09/2015 08:50

Mbrojtësi i PSV Eindhoven, Hector Moreno, ka kërkuar falje për ndërhyrjen e ashpër ndaj futbollistit të Manchester United, Luke Shaw, ndërhyrje që i shkaktoi frakturë në këmbë anglezit të “Djajve të Kuq”, gjatë ndeshjes mes këtyre dy skuadrave të vlefshme për Champions League.

“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Unë kapa topin, por në këtë rast nuk ka rëndësi nëse ishte faull apo jo. Më vjen keq për Shaw dhe për familjen e tij”, tha 27-vjeçari Moreno, i cili theu vetë këmbën gjatë Botërorit të kaluar.

Luke Shaw pritet të kthehet në fushat e futbollit pas një periudhe rekuperimi minimumi 6-mujore.

Top Channel