Europiani i basketbollit, Lituania në gjysmëfinale, eliminon Italinë

17/09/2015 00:00

Ëndrra e Italisë për të shkuar të paktën në gjysmëfinalen e kampionatit europian të basketbollit ka përfunduar, pasi të kaltrit janë mposhtu në kohë shtesë 95 me 85 nga Lituania, e cila do të ndeshet me Serbinë në gjysmëfinale.

Lituania ka zhvilluar një ndeshje perfekte duke e dominuar atë, por edhe Italia e drejtuar nga Pianigiani dhuroi një paraqitje të mirë në ndeshjen e zhvilluar në Lille të Francës. Për italianët, dy lojtarët më të mirë ishin Bargnani me 21 pikë dhe Belinelli me 18 pikë.

Italia do të zhvillojë edhe një ndeshje me Republikën Çeke në orën 18:00 të së enjtes, fituesi i të cilës do të shkojë në Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e europianit të basketbollit është Spanjë-Francë, të cilat do të përplasen sërish me njëra-tjetrën, ashtu sikurse ndodhi edhe në vitin 2013.

Top Channel