Ish-ylli i “Disney”, Demi Lovato, ka lënë të nënkuptohet se ajo është biseksuale teksa ka qenë e ftuar në një program për të promovuar këngën e saj të re “Cool For The Summer”.

E pyetur nga drejtuesi i programit rreth thashethemeve që qarkullojnë për seksualitetin e saj, ajo është përgjigjur: “As nuk po e konfirmoj as nuk po e mohoj”.

Këngëtarja gjithashtu ka shtuar: “Të gjitha këngët e mia flasin rreth eksperiencave personale. Mendoj se nuk është aspak problem nëse eksperimenton”.

Bukuroshja është e lidhur me aktorin Wilmer Valderrama që prej vitit 2010, por duket se eksperimentet e saj paskan lënë një shije të mirë tek ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel