Lushnje, kërkoheshin për grabitje të armatosur, pranga 2 të rinjve

17/09/2015 08:20

Uniformat blu në qytetin e Lushnjes kanë finalizuar në orët e fundit një operacion për kapjen e personave të kërkuar, duke vënë në pranga dy të rinj të akuzuar për grabitje të armatosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë rënë shtetasit Aurel Çuçi dhe Zaim Çili, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç.

Arrestimi i tyre është kryer pas lokalizimit të vendndodhjes së të rinjve, përmes informacioneve të mbledhura në rrugë operative, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grabitjet e dy të rinjve në dy raste kishin ngelur në tentativë, por natyra e tyre e dhunshme dhe kërcënimi i viktimave përmes armëve kishin bërë që komisariati lokal t’u kushtonte prioritet.

Top Channel