Durrës, gjykata ndryshon masën për Orialda Kajtazin

17/09/2015 09:40

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar këtë të enjte masën e sigurisë për adoleshenten Orialda Kajtazi.

Kështu, trupi gjykues ka vendosur “detyrim paraqitje” në vend të “arrest me burg” për Kajtazin.

Orialda Kajtazi dhe motra e saj e vogël u bënë protagoniste të një ngjarjeje që shokoi mbarë opinionin publik, pasi u arratisën nga shtëpia pasi helmuan prindërit dhe dogjën banesën.

Top Channel