Lushnjë, zjarri djeg 25 hektarë në kodrat e fshatit Çiflig

17/09/2015 10:55

Pasditen e së mërkurës zjarri ka përfshirë rreth 25 hektarë sipërfaqe në kodrat e fshatit Çiflig në Lushnjë. Shkurre të larta dhe plantacione të mbjella me ullinj e të tjerë dru frutore janë përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas informacioneve të vetë banorëve të zonës të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit, shkak i tij ka qenë dalja nga kontrolli e zjarreve të vëna nga vetë fermerët. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të shkojnë për të izoluar flakët, pasi mungojnë rrugët për të shkuar në vendngjarje.

Vetëm me mjete rrethanore janë munduar të izolojnë flakët forcat e zjarrfikësve dhe policisë së rendit dhe Policia Bashkiake. Pasojat kanë qenë të rënda për ekonomitë fermere pasi mbi 1000 fidanë ullinj janë djegur nga zjarri, i cili është shuar gjatë orëve të natës pasi ka djegur çka gjetur përpara.

Top Channel