Lushnje, protestë për shkollën e djegur

17/09/2015 11:45

Nxënës dhe prindër të shkollës 9-vjeçare në Kashtë-Bardhë të Lushnjes kanë kryer një protestë përpara ambienteve të shkollës së djegur.

Qëllimi i kësaj proteste është tërheqja e vëmendjes së shtetit për ndërtimin e shkollës e cila u dogj totalisht në janar të këtij viti.

Që nga ajo ditë nxënësit e kanë zhvilluar mësimin në një shkollë të improvizuar në fshatin Karbunarë. Rruga që përshkojnë këta nxënës çdo ditë është rreth 3 kilometra dhe përmban jo pak rreziqe për ta.

“Na ndoqën 3 makina dhe dy motorë. Ata me motorë kishin maska”, tregon një nxënëse.

Prindërit kërkojnë që të merren masa nga organet përkatëse që shkolla të ndërtohet sa më shpejt.

Top Channel