Beqaj në farmaci: Merrni kuponin tatimor për të rritur investimet

17/09/2015 16:00

Në mbështetje të luftës kunder informalitetit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, mesditën e së enjtes ka qenë në krye të një inspektimi nëpër farmaci në kryeqytet, ku i bën thirrje qytetarëve të kërkojnë kuponin tatimor në çdo shërbim që marrin në shëndetësi, në mënyrë që t’u kthehet në investime në këtë sektor.

“Të gjithë kanë detyrimin ligjor, por edhe angazhimin qytetar për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor. Në farmaci, te dentisti etj. Është një nevojë të vendosim zbatimin e ligjit në mënyrë uniforme dhe të krijojmë të ardhura për sistemin e shëndetësisë”, tha Beqaj.

Pak ditë më parë, në një raport të Inspektoratit Sanitar Shetëror u deklarua se në shumë klinika dentare, por edhe klinika shëndetësore jopublike, abuzohej me lëshimin e kuponit tatimor, duke konkurruar në mënyrë të pandershme ndaj njëri- tjetrit si dhe duke ulur të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Top Channel