“Zgjedhjet rebele”, Kievi: Rrezikojnë procesin e paqes

17/09/2015 16:50

Vendimi i rebelevë në lindje të Ukrainës për të zhvilluar zgjedhje përbën një rrezik të madh për procesin e paqes. Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili gjithashtu publikoi një listë sanksionesh për 400 persona dhe 90 entitete ligjore që konsiderohen si përgjegjës për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe konfliktin në lindje të vendit.

Më herët, lideri i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen më 18 tetor. Ndërsa krahina tjetër rebele e Luhanskut planifikon që të zhvillojë zgjedhje më 1 nëntor.

Qeveria ukrainase, e mbështetur nga BE dhe SHBA-të, thotë se këto zgjedhje janë shkelje të marrëveshjes për paqen të nënshkruar në shkurt në Bjellorusi.
 
“Dua të theksoj rrezikun e madh që vjen nga vendimi për të zhvilluar zgjedhje të rreme në lindje të Ukrainës më 18 tetor dhe 1 nëntor. Këto zgjedhje rrezikojnë procesin e paqes dhe nuk ka dyshim se kërkojnë një përgjigje të vendosur”, deklaroi Presidenti Poroshenko.

Ai gjithashtu foli për sanksionet, duke thënë se janë vendosur në koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të. Sanskione janë vendosur ndaj zyrtarëve të lartë rusë dhe liderëve separatiastë në Ukrainë.

Por, në listën e zezë janë vendosur edhe emrat e disa gazetarëve, përfshirë një të BBC-së, gjë që ka shkatuar reagimin e ashpër të mediave. Që prej shpërthimit të konfliktit në lindje të Ukrainës në prill të vitit 2014, thuajse 8000 njerëz kanë humbur jetën.

Top Channel