Studentët, në protestë për ligjin e arsimit të lartë

17/09/2015 17:10

Në një kohë që në Parlament diskutohej projektligji i arsimit të lartë, Lëvizja për Universitetin ka protestuar duke e cilësuar këtë projektligj antikueshtetues.

“Nuk na kanë dëgjuar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha një përfaqësuese e studentëve.

Të rinjtë protestues kanë qëlluar me vezë në shenjë proteste në drejtim të Parlamentit. Kjo ka bërë që kordoni i policisë të qëndrojë më pranë tyre, çka ka sjellë edhe acarim të protestuesve.

Lëvizja për Universitetin ka theksuar se kjo reformë, e kundërshtuar nga studentë dhe pedagogë, është në favor të grupeve të caktuara klienteliste.

Top Channel