Dekolteja e hapur e Rita Orës

17/09/2015 00:00

Rita Ora ka qenë edhe njëherë në qendër të vëmendjes për veshjen e saj. 24-vjeçarja me origjinë shqiptare ka shkëlqyer ne një event në Nju Jork të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtarja kishte veshur një fustan me një dekolte shumë të hapur, ndërsa nuk ngurroi të dhuronte edhe puthje.

Rita është duke qëndruar në Nju Jork në një javë shumë të zënë më aktivitete, ku është duke promovuar këngën më të re në bashkëpunim me Chris Brown “Body on me”.

Më herët, gjatë ditës, Rita është parë edhe me një fustan kuqezi duke shkuar në studiot e regjistrimit, ku po përgatitet për albumin më të ri.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel