SHBA, Rezerva Federale e lë të pandryshuar normën e interesit

17/09/2015 20:05

Ndryshe nga sa pritej, madje edhe me ankth për një rritje të normës së interesit, Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara, e cila ka të njëjtin rol të një Banke Qendrore, nuk ka ndryshuar aspak këtë normë. Normat aktuale të interesit, nga 0% deri në 0,25%, janë në fuqi që prej dhjetorit të vitit 2008.

Takimi i kësaj të enjteje ka qenë duke u pritur me interes të madh nga shumë të interesuar apo edhe të prekur drejtpërdrejtë nga një ndryshim i mundshëm i normës nga “Fed”, gjë që do të shënonte edhe të parën herë e një ndryshimi të tillë të mbajtur gjatë periudhës së krizës, që prej fundit të krizës financiare që tronditi botën pak vite më parë.

Tregjet financiare, nga ana e tyre nuk prisnin ndonjë rritje të normës së interesit, ndërsa ekonomistët ishin thuajse të përçarë. Edhe pse shumë prej tyre mendonin se sot do të ishte dita e duhur për të ndërmarrë këtë vendim, pritja duket se do të vazhdojë.

Top Channel