Mësuese ditën, pornostar natën

17/09/2015 23:50

Të gjithë teksa i rikthehemi kujtimeve të viteve shkollore, nëse tashmë i kemi kaluar, në mendje na vijnë mësueset tona fisnike, të veshura me përparëse të bardha të gatshme për të na tejçuar dije.

Por “shembulli” që ka sjellë kjo mësuese ka thyer çdo kufi! Kristin Sundman, mësuese në gjimnazin “Theodore Roosevelt” në Ohajo të SHBA-ve, ditën ushtronte profesionin fisnik të mësuesisë, e ndërsa nata vinte, ajo ushtronte profesionin e dytë, atë të një pornostari.

Në shumë faqe pornografike ndodheshin foto dhe video të saj, ndërsa ajo ndodhej e zhveshur dhe kryente akte seksuale mbi veten apo dhe me persona të dy gjinive.

Sapo jeta e dyfishtë e 31-vjeçares u zbulua, ajo nuk është më pjesë e stafit edukativ të gjimnazit, ku më parë punonte. Drejtori i gjimnazit është shprehur se nxënësit nuk kanë qenë të përfshirë dhe se Kristin ka qenë një punonjëse “e shkëlqyer”.

Askush nuk do të dyshonte më parë se ajo nën dritën e hënës të ishte një pornostar. Tashmë mësuesja me më shumë klikime në botë, ka mbyllur çdo llogari prej pornostari.

Ky nuk është rasti i parë që është zbuluar në Amerikë. Dhe më parë histori të ngjashme janë bërë publike, duke patur një ndikim negativ në figurën e mësuesit sot.

Top Channel