Pavarësisht humbjes, Josa i kënaqur nga skuadra

18/09/2015 00:00

Skënderbeu humbi 0-1 në ndeshjen ndaj Beshiktashit, por trajneri Mirel Josa është shprehur i kënaqur pas takimit, duke thënë se kundërshtari ishte më kërkues në lojë.

“Nuk ishim të frenuar, thjesht Beshiktashi ishte më tepër i vendosur në lojë. Në pjesën e dytë i bëmë të gjitha lëvizjet për ta zhvilluar lojën sa më të qetë. Këtë duhet ta bënim prej pjesës së parë, ku e humbisnim shpejt topin. Beshiktashi mund të kishte shënuar një gol tjetër, por në golin që pësuam nga Sosa ishte një rast klasik i lëvizjes së sulmuesit të cilin e kishim studiuar. Gjithsesi janë gjëra që ndodhin. Jam i kënaqur nga skuadra dhe nga mënyra se si lojtarët e kërkuan rezultatin”, u shpreh Josa.

Edhe pse para takimit u fol për një interes të madh të tifozëve të Skënderbeut për bileta, në Elbasan Arena” mbështetja e tifozëve nuk ishte ajo e pritur, por për Josën ky fakt nuk ka ndikuar në humbje.

“Në futboll duhet të luash njësoj si me tifozë ashtu edhe pa tifozë. Nuk është kjo arsyeja, çështja qëndron te logjika e lojës, të cilën ne nuk e kishim në disa momente të caktuara, mbi të gjitha në fazën sulmuese”, tha trajneri i Skënderbeut.

Top Channel