Ja si u paraqitën shqiptarët në Europa League

18/09/2015 00:00

Mbrëmjen e së enjtes në Europa League u luajtën ndeshjet e para të fazës së grupeve, ku përveç skuadrës së Skënderbeut edhe shumë lojtarë të Kombëtares shqiptare luajtën me ekipet e tyre.

Kampionët e Zvicrës, Baseli mori një fitore me përmbysje në Itali ndaj Fiorentinës, me rezultatin 1-2. Edhe pse italianët kaluan të parët në avantazh,zviceranët, me Xhakën në fushën e lojës dhe Gashin në stol, arritën të përmbysnin rezultatin duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për të kaluar grupin. Xhaka zhvilloi një ndeshje fantastike, duke i treguar drejtuesve të klubit italian se gabuan që nuk ja plotësuan dëshirën trajnerit për të transferuar në Itali lojtarin shqiptar. Ndërsa krejt e kundërta po ndodh me sulmuesin Gashi, i cili vazhdon të mos aktivizohet me Baselin edhe pse sezonin e kaluar ishte i pazëvendësueshëm në këtë ekip.

Ndërkohë, një fitore të thellë arriti Napoli ndaj  Club Brugge me rezultatin 5-0. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u aktivizuar gjatë gjithë takimit duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Skuadra tjetër italiane, Lazio mori vetëm një pikë në Ukrainë, ndaj vendasve të Dnipro-s, pasi rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1-1. Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ishte në stolin e rezervave, pasi trajneri kishte zgjedhur të aktivizonte në portë italianin Federico Marchetti.

Skuadra belge e Anderlecht-it, e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi arriti të barazojë 1-1 ndaj francezëve të Monaco-s në Belgjikë.

Herolind Shala u aktivizua për 65 minuta në ndeshjen që skuadra e tij, Liberec humbi 0-1 ndaj portugezëve të Braga-s.

Tottenham fitoi 3-1 në Londër ndaj skuadrës azere të Qarabag, me të cilën luajti gjatë gjithë takimit mbrojtësi i majtë shqiptar, Ansi Agoli.

Rezultatet e ndeshjeve të së enjtes në Europa League

Grupi A
Ajax 2 – 2 Celtic
Fenerbahce 1 – 3 Molde

Grupi B
Bordeaux 1 – 1 Liverpool
Sion 2 – 1 Rubin Kazan

Grupi C
Borussia Dortmund 2 – 1 FC Krasnodar
FK Qabala 0 – 0 PAOK

Grupi D
FC Midtjylland 1 – 0 Legia Warszawa
Napoli 5 – 0 Club Brugge

Grupi E
Rapid Wien 2 – 1 Villarreal
Viktoria Plzen 2 – 0 Dinamo Minsk

Grupi F
FC Groningen 0 – 3 Marseille
Liberec 0 – 1 Braga

Grupi G
Dnipro 1 – 1 Lazio
Saint-Etienne 2 – 2 Rosenborg

Grupi H
Skenderbeu 0 – 1 Besiktas
Sporting CP 1 – 3 Lokomotiv Moscow

Grupi I
Fiorentina 1 – 2 Basel
Lech Poznan 0 – 0 Belenenses

Grupi J
Anderlecht 1 – 1 Monaco
Tottenham Hotspur 3 – 1 Qarabag FK

Grupi K
APOEL Nicosia 0 – 3 Schalke 04
Asteras Tripolis 1 – 1 Sparta Prague

Grupi L
Athletic Bilbao 3 – 1 Augsburg
Partizan Beograd 3 – 2 AZ Alkmaar

Top Channel