Një zog tmerron 144 pasagjerët e avionit (Video)

18/09/2015 00:00

Gjithçka po shkonte mirë për 144 pasagjerët e avionit të nisur nga Barcelona me destinacion Mançesterin, por një zog përfundoi në motorin e avionit me të cilin ata po fluturonin dhe jeta e tyre u vu seriozisht në rrezik.

Pasagjerët u thanë se fillimisht dëgjuan një zhurmë të tmerrshme dhe më pas ata kanë parë tym dhe flakë. Kjo është konfirmuar edhe nga banorë mbi zona mbi të cilat avioni fluturoi në një lartësi të ulët para se të ulej në aeroportin e Mançesterit.

“Njerëzit nisën të qanin. Ishte e tmerrshme. Në bord kishte edhe fëmijë”, ka thënë një prej pasagjerëve.

Besohet se zogu është thithur nga motori, ndërsa ekuipazhi ka lajmëruar menjëherë zyrtarët e aeroportit. Aeroplani përfundimisht u ul me sukses, ndërsa në pistë e pritën disa zjarrfikëse që u kujdesën për daljen e sigurt të pasagjerëve.

Top Channel